![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/kimmich.jpg)
City është i gatshëm ta transferojë mesfushorin gjerman për sezonin e ardhshëm
04 shkurt 2024
| 15:19
Manchester City i Pep Guardiolës është duke ndjekur me shumë vëmendje Joshua Kimmich, mesfushorin e talentuar gjerman të cilin ka në plan ta afrojë gjatë merkatos së verës.
Mesfushori i Bayern Munich po ndiqet me shumë vëmendje nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe Barcelonën.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave britanike, e ardhmja e gjermanit do të jetë në Premier League, ku me shumë gjasa do të ribashkohet me Guardiola
Ishte vetë tekniku spanjoll që e kërkon me ngulm Kimmich, me Guardiolën që do të dëshironte shumë ta kishte nën urdhërat e tij në fillim të sezonit të ardhshëm.