Sinani: BE-ja nuk po reagon ndaj spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginë

04 shkurt 2024 | 17:15

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian po përdor standarde të dyfishta, kur bëhet fjalë për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Luginë.

Sinani tha se BE-ja nuk po reagon ndaj spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja lehtësisht bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së EURO-s të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel”.

“Por kur bëhet fjalë për Serbinë, duket se vlejnë standarde tjera. Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë?”.

“Apo për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?”, ka shkruar Sinani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea e ka regjistruar humbjen e dytë radhazi dhe të…