Roth i reagon Hovenierit: Deklaratë e pabalancuar, mungojnë mesazhet për sulmin terrorist në Banjskë

04 shkurt 2024 | 17:33

“Të pabalancuar” e ka quajtur kryetari i Komisinit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, reagimin e mbrëmshëm të ambasadorit amerika në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrsisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës.

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket sikur po i afrohemi gjithnjë e më shumë Luftës…