Fitojnë kuqezinjtë

04 shkurt 2024 | 20:16

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Istogun, në përballjen që u zhvillua në Gjakovë me rezultat 57:90 (7:19, 17:11, 18:26, 15:34), në javën e 20-të të Prince Caffe Superligës.

Ndeshjen më mirë e nisën kuqezinjtë ku ishin në epërsi, derisa çerekun e parë e fituan 7:19, ndërsa lojë më barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku istogasit ishin më të mirë, ku pjesa e parë përfundon 24:30.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Vëllaznimi tregoi forcën dhe arriti fitore të thellë 57:90.

Arian Azemi me 18 pikë ishte më i miri te Istogu, derisa Myreon Jones ishte më i miri te Vëllaznimi me 24 pikë e pesë kërcime.

Kuqezinjtë blindojnë vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, kurse istogasit mbetën të fundit me një fitore e 19 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka arritur të mposhtë Liverpooli me shifrat 2-1 në…