Balla viziton Arabinë Saudite, takohet me ministrin saudit të Mbrojtjes

05 shkurt 2024 | 11:53

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ku do të marrë pjesë në Panairin Botëror të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të zhvillohet në Riad.

Balla gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim në ministrinë e Mbrojtjes, Princin Abdul Rahman bin Muhammad bin Abdulaziz bin Ayyaf Al Muqrin.

Mësohet se gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe çështje të tjera me interes të dy vendeve, njofton “tvklan.al”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carl Weathers, aktori që u bë i famshëm për rolet…