Tre qytetarë nga Kosovë arrestohen në Tiranë, trafikonin armë dhe lëndë eksplozive (video)

05 shkurt 2024 | 11:59

Tre qytetarë nga Kosova janë arrestuar në Tiranë.

Bëhet fjalë për tre të rinj nga Gjilani, Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për medie.

Vocaj ka thënë se tre të rinjtë nga Kosova ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me trafikimin e armëve dhe lëndëve eksplozive në drejtim të Shqipërisë.

Ai po ashtu ka bërë me dije se gjatë operacionit janë konfiskuar edhe 203 kallëpe tritol, i destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale në Shqipëri dhe tre telefona mobilë dhe një veturë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Grammy 2024’ u mbajt në ‘Crypto.com Arena’ të Los Anxhelos,…