Pas transferimit në FC Petrolul Ploiesti, flet Albin Berisha

05 shkurt 2024 | 13:00

Albin Berisha është lojtari më i ri i skuadrës së FC Petrolul Ploiesti. Pas kalimit në këtë klub, Berisha ka falënderuar klubin e Ballkanit dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar që të ngritët profesionalisht dhe të arrijë deri të ky sukses.

“Falënderoj të gjithë ata të cilët më kanë dhënë përkrahje vazhdimit duke nis nga presidenti Arsim Kabashi dhe pjesëtarët tjerë të kryesisë, profesorin e nderuar kampion Ilir Daja që më ka ndihmuar shumë, të gjithë bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar kohë tepër të bukura dhe me kanë ndihmuar jashtë mase vazhdimisht për të arritur suksese me ketë klub, klub më të cilin kam bërë hapat e parë.  Falënderim i pamasë për tifozerine ‘Xhebrailat’ që kanë qenë gjithmonë afër nesh”, ka deklaruar Berisha.

 

/Veton ZYMBERI/  

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar reagimet ndërkombëtare për…