Ancelottin: Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, jemi në krye

05 shkurt 2024 | 13:31

Reali i Madridit nuk arriti të shkëputej shumë nga Girona, pasi u befasua në minutat shtesë në derbin e kryeqytetit përballë Atleticos së Diego Simeones.

Llorente realizoi me kokë në sekondat e fundit dhe dueli i zjarrtë u mbyll në barazim 1-1.

“Los Blancos” kryesojnë kampionatin spanjoll me 2 pikë më shumë se Girona. Dhe e shtuna e ardhshme sjell “finalen” Real-Girona në “Santiago Bernabeu”.

“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e kontrolluam mirë lojën. Nuk patëm aspak fat te goli i pësuar në fund, na munguan disa centimetra në atë moment. Kemi fituar shumë takime në minutat e fundit, kështu që nuk duhet të fajësojmë veten për golin e pësuar nga Atletico”, është shprehur Ancelotti.

“Jemi në krye, kemi një skuadër shumë të mirë, kështu që nuk ka pse të shqetësohemi. Po luajmë një futboll të bukur, një gjë e tillë më jep shumë besim për të ardhmen. Të gjithë sakrifikojnë dhe japin kontributin e tyre. Jemi realisht një skuadër shumë e fortë. Jam i kënaqur me angazhimin e gjithë djemve. Në ndeshjen e radhës do të jemi më të kompletuar në mbrojtje”, ka deklaruar Realit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se…