Konjufca takon presidentin e Estonisë, diskutojnë për bashkëpunimin e dy shteteve

05 shkurt 2024 | 13:26

Në vazhdë të vizitës zyrtare në Estoni, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u prit në takim nga presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis.

“Presidentin estonez e falënderova për pritjen e ngrohtë dhe i tregova mirënjohje për mbështetjen që shteti estonez ka treguar ndaj Republikës së Kosovës, synimeve tona për integrim në strukturat evropiane apo ndërkombëtare. Diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm mes nesh, duke ndaluar te nevoja e shqyrtimit të mundësive për të forcuar edhe më tutje raportet mes vendeve tona që ndajnë interesa, vlera dhe qëllime të përbashkët”, është shprehur Konjufca.

Konjufca ka theksuar se Alan Karis e ka njoftuar me situatën politike në Kosovë.

“Vlen të theksohet se ne mbetemi maksimalisht të përkushtuar ndaj sigurisë, posaçërisht pas sulmit terrorist në Banjskë, me vetëdijen e plotë të rrezikut që influenca ruse në Serbi përbën për rajonin tonë dhe më gjerë. Angazhimi për paqen, në kohë si këto, konfirmohet nga gatishmëria për të mbrojtur vlerta tona po aq sa edhe territoret tona, me çdo kusht e me të gjitha mjetet e nevojshme. Kjo është ajo që mbi të gjitha duhet të na sjellë çdo herë e më pranë, gjithnjë e më shumë”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megan Fox me sa duket e adhuron një pamje të…