Osmani pyetet nëse është në linjë me Kurtin për dinarin: Metodat mund t’i kemi të ndryshme, por qëllimet asnjëherë

05 shkurt 2024 | 13:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nëse kanë qëndrim të njëjtë me kryeministrin Albin Kurti sa i përket punës se ndalimi të dinarit serb përmes rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Osmani ka kërkuar që të analizohen deklaratat për të parë nëse janë në një linjë me kryeministrin Kurti.

“Mendoj që mund t’i analizoni deklaratat. Unë nuk kam pasur mundësi t’i përcjelli të gjitha deklarimet e qeverisë lidhur me këtë temë. Çfarë mund t’ju sigurojë nga të gjitha kontaktet me kryeministrin, është se qëllimet i kemi të përbashkëta dhe ajo është mbrojtja e Kushtetutës së vendit, mbrojtja e sovranitetit, shtyrja përpara e sundimit të ligjit në çdo cep të territorit të vendit dhe njëkohësisht arritja e dakordimit me aleatët tanë si përket kësaj çështje”.

“Metodat mund t’i kemi të ndryshme, por qëllimet asnjëherë”, ka thënë Osmani gjatë konferencës për medie me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme…