FSK-ja pjesë e ushtrimit ‘KFOR 33’ në Gjermani

05 shkurt 2024 | 15:01

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor “KFOR 33” në Hohenfels, të Gjermanisë.

Sipas njoftimit të FSK-së në “Facebook”, ushtrimi fushor “KFOR 33” është ushtrim në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të ShBA-së.

Në këtë njoftim është bërë me dije se ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatitë shtetet partnere për operacione të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
179 pasagjerë dhe ekuipazhi i një avioni “Airbus A320” kaluan…