U mbajt grumbullimi i parë i Kosovës U16

05 shkurt 2024 | 15:11

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj të dielën është mbajtur grumbullimi i parë i hendbollisteve të Përfaqësues U16 të Kosovës. Grumbullimi ishte testues dhe seleksionues, ndërsa interesimi ishte shumë i madh. Janë testuar 29 lojtare.

Vajzat kanë shfaqur vullnet e dëshirë për punë, por po ashtu kanë kuptuar që i pret rrugë e gjatë e angazhim në synimin për ngritje të nivelit. Ky ishte grumbullimi i parë i kësaj gjenerate. Lojtaret e përzgjedhura do të fillojnë me stërvitje më 19 shkurt. Prej 25 shkurtit deri më 3 mars, Përfaqësuesja U16 do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë, e ku konkurrenca është shumë e fortë.

Kryetrajnere e Përfaqësuesja U16 është Valbona Hasani – Arifi. Ajo asistohet nga Mimoza Sefedini e Valbona Rudaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu ka…