Ndeshja Liria – Ballkani zhvillohet më 11 Shkurt

05 shkurt 2024 | 15:21

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë e ka shqyrtuar vendimin e marrë më 24 janar në të cilin është vendosur që ndeshja e Superligës mes Lirisë dhe Ballkanit të shtyhet.

Komisioni Garave si organ kompetent për zhvillimin e garave pas ndryshimit të rrethanave mori vendim që ndeshja në fjalë të zhvillohet më 11 shkurt në orën 13:00.

“Shfuqizohet vendimi i datës 24.01.2024 dhe ndeshja e javës së 19-të, Albi Mall Superliga, FC Liria – FC Ballkani do të zhvillohet me datë 11.02.2024 (e diel ora 13:00)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Komisioni i Garave pas informatave dhe fakteve të reja të paraqitura lidhur me ndeshjen FC Lira – FC Ballkani (lojtarët e Lirisë që morën pjesë në Africa Cup, me 27.01.2024 kanë përfunduar garat, janë eliminuar nga Africa Cup) dhe lojtarët kanë obligim të paraqitën për ndeshje në kohë në klubin FC Liria dhe sipas propozicioneve të garave, neni 15 alinea 4 nuk mund të aplikohet tani e tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë…