Mushkolaj: Kjo çfarë po bën Qeveria Kurti është e kundërta e draftit të Asociacionit

05 shkurt 2024 | 21:20

Teksa Banka Qendrore e Kosovës insiston në zbatimin e vendimit të saj për ndalimin e dinarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkon shtyrjen e tij.

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë fillimisht rregullimin e kësaj çështjeje e më pas të vazhdohet me zbatimin e rregullores së re.

“Përtej pretendimeve të njerëzve të pushtetit se po kërkojnë të mos zbatohet Kushtetutshmëria e ligjshmëria, amerikanët dhe evropianët po kërkojnë që të shtyhet zbatimin e këtij vendimi që e prek jetën e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë. Kërkesa e amerikanëve është që të rregullohet së pari kjo çështje se si do të kryhen pagesat e më pas të vazhdojë zbatimi i rregullores në praktikë”, tha ai.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Mushkolaj ka thënë se kjo çështje kërkon kohë derisa të ndërrohet mënyra e pagesës.

“Kjo çështje nuk rregullohet as për një ditë, një javë apo një muaj, por e kërkon një kohë të caktuar që të ndërrohet mënyra e pagesës dhe të kalohet në pagesë sipas sistemit të Kosovës”, shtoi më tej ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…