Kurti fton qytetarët dhe bizneset të aplikojnë për mbështetje në investime për energji të pastër

06 shkurt 2024 | 11:33

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen publike për mbështetjen e familjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për investimin në sisteme të energjisë së pastër.

Në lidhje me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se do të ulet barra për sistemin energjetik por edhe do të fuqizohen familjet e bizneset për të bërë zgjidhje të qëndrueshme.

“Me skemën që po e lansojmë sot, familjet mund të aplikojnë për mbështetje për sisteme diellore me kapacitet prej 3 deri në 7 KW, ku do të subvencionohen me 250 euro për KW, deri në 1 mijë e 750 euro në total”.

“Edhe për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme vlera e subvencionimit do të jetë 250 euro në KW me kapacitet prej 3 deri në 9 KW, maksimalisht deri në 2 mijë euro”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se për kapacitet prej 10 KW e më shumë, bizneset do të subvencionohen me 200 euro për KW dhe deri në 600 euro në total.

“Për instalimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, që nga mesi i këtij muaji, bizneset do të mund të subvencionohen 40 për qind  të vlerës deri në 4 mijë euro”.

“Për këto dy masa, bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave, mbi 51 për qind  do të subvencionohen me 200 euro shtesë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Administrative e…