Lakersat gjejnë ritmin e fitoreve, triumfojnë edhe Dallasi, Clippersat dhe Golden State

06 shkurt 2024 | 11:54

Fitorja e tretë radhazi për Lakersat, që mundën me rezultat 124-118 Charlotte dhe ngjisin disi shkallët në renditje në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje me rivalitet, ku u dallua Russell me 28 pikë si dhe James e Davis me nga 26 pikë secili. Fiton edhe skuadra e Clippers, që falë 36 pikëve të Leonard dhe 30 të Harden mundi 149-144 Atlanta.

Skuadra e Dallasit fitoi në fushën e Philadelphias (118-102), një përballje e dominuar nga miqtë. 6 lojtarë të Dallasit realizuan mbi 14 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Ekipi i New Orleans mundi kanadezët e Torontos (138-100), sfidë ku shkëlqeu Brandon Ingram, autor i 41 pikëve. Clevelandi bëri detyrën, duke mundur me rezultat 136-110 Sacramenton, ndeshje pa shumë histori, ku u dalluan Allen e Mitchell, me nga 29 pikë secili. Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që triumfoi 109-98 Brooklyn jashtë fushe. Curry me 29 pikë e Cuminga me 28 ishin më të mirët në fushë për Warriors.

Rezultatet

Charlotte – Lakers                   118-124
Cleveland – Sacramento         136-110
Philadelphia – Dallas              102-118
Atlanta – Clippers                    144-149
Brooklyn – Golden State        98-109
New Orleans – Toronto          138-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka ndërmarrë një hap të…