Rrahmani në formacionin e javës në Rumani

06 shkurt 2024 | 14:55

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka nisur ta rikthejë formën e dikurshme pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar vitin e kaluar.

Reprezentuesi “dardan” shkëlqeu në fundjavë duke e shënuar njërin nga dy golat e Rapid Bukureshtit në fitoren 2-1 ndaj Otelulit.

Kjo ka bërë që Rrahmani të zërë vend në ekipin ideal të xhiros së 24-të në ligën elitare të Rumanisë. 23-vjeçari i ka realizuar tetë gola deri tash në këtë edicion ndonëse ka luajtur shumë pak, ndërsa i ka bërë edhe dy asistime.

Formacioni (4-3-3): Sava, Vladoiu, Larie, Benga, Mascerenhas, Keita, Cretu, Alhassan, Bauza, Rrahmani, Omondi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Përparimi apo Ostap Benderi i…