Simeone i bën ftesën e papritur Modriqit: Eja të luash me ne

06 shkurt 2024 | 15:27

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone i ka bërë ftesë Luka Modriqit që t’i bashkohet atij në “Wanda Metropolitano” sezonin e ardhshëm.

38-vjeçari ka vetëm katër muaj të mbetur nga kontrata e tij me “Los Blancos”, dhe kjo është fushata e tij e fundit në “Santiago Bernabeu”.

Modriq nuk ishte titullar në barazimin 1-1 të “Los Balncos” kundër Atleticos në derbin e Madridit të dielën e kaluar. Ai hyri në lojë në minutën e 76-të, por jo përpara se Simeone t’i thoshte një fjalë të shpejtë buzë fushës. “DAZN” pretendon se trajneri argjentinas i kërkoi pesë herë fituesit të Ligës së Kampionëve dhe “Topit të Artë” të bashkohej me “Los Colchoneros”.

Ai dyshohet se ka thënë: “Luka! Luka! Bashkohu me ne dhe eja të luash me ne!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka komentuar Rregulloren e…