Ambasada gjermane vë në pah ‘vërejtjen’ e ministrit Pistorius ndaj Qeverisë së Kosovës

06 shkurt 2024 | 15:31

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka përmbledhur vizitën e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Borius Pistorius, që ka bërë të hënën në Kosovë.

Në këtë përmbledhje, ambasada ka shkruar në “Facebook” se Gjermania mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës “në integritetin territorial” por në të njëjtë kohë ka adresuar edhe një vërejtje ndaj qeverisë Kurti.

“Gjermania mbetet partneri i palëkundur dhe mik i ngushtë i Kosovës, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës. Megjithatë, ministri kërkon kujdes nga Qeveria e Kosovës në veprimet e njëanshme, duke theksuar rëndësinë e adresimit të çështjeve përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, ka theksuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone i ka bërë ftesë…