Xhaferi: Nuk jam politikan i ‘Facebook’-ut

06 shkurt 2024 | 16:10

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për zhvillimet e reja politike në këtë vend anëtar të NATO-s.

Xhaferi ka deklaruar se nuk është kryeministër që qeverisë sipas deklaratave në “Facebook”.

“Natyrisht, nuk e kontestoj të drejtën e pjesëmarrësve për të rishqyrtuar qëndrimet e tyre për pjesëmarrje në qeveri, në mënyrë që çdo anëtar i qeverisë të jetë i lirë të shprehet për statusin e tij të mëtejshëm në qeveri. Është e imja të ndjek dhe ndërkohë sipas sjelljes së tyre të veproj sipas kornizës të kompetencave të mia. Dhe, kompetenca ime në situata të tilla është që të dal para Kuvendit me propozime të tjera. Unë nuk jam politikan ‘Facebook’-u. Nuk jam kryeministër që qeveris sipas deklaratave dhe aktiviteteve në ‘Facebook’. Unë jam kryeministër i kësaj qeverie, për të cilën kam propozuar një përbërje, prandaj anëtarët e qeverisë duhet të deklarohen zyrtarisht në një situatë kur kanë pikëpamje të kundërta, të deklarohen në vijë institucionale, a kanë ndjenja të që i përkasin kësaj përbërje ose jo!?”, ka thënë Xhaferi për “MIA”-n.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka…