Blinkeni pritet ta vizitojë Shqipërinë më 16 shkurt

06 shkurt 2024 | 16:21

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pritet që ta vizitojë Shqipërinë më 16 shkurt.

Kështu ka raportuar “Top-Channel”.

Sipas këtij mediumi është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite.

Vizita në Shqipëri e Blinkenit do të jetë e para, prej vitit 2021 kur ai ka marrë drejtimin e diplomacisë amerikane.

Qëllimet e kësaj vizite nuk dihet, por është thënë se sekretari amerikan i Shtetit, vjen si një vlerësimin për Shqipërinë, si një aleate e ShBA-së dhe në NATO.

Vizita e Anthony Blinken, është e katërta e një sekretari amerikan në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rezervat shtetërore ka angazhuar…