Dhjetë 10 pjesëtarë të policisë kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar

06 shkurt 2024 | 16:53

Dhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar të këtij viti.

Mbi 5 600 zyrtarë policorë kanë nënshkruar peticionin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, i cili është shqyrtuar të martën në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Kështu ka thënë kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, i cili ka theksuar se janë mbi 4 700 raste të lëndimeve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se të njëjtit kanë mbetur me invaliditet të përhershëm, raporton “KosovaPress”.

Teksa ka folur për kushtet e policëve, Zeqiri ka deklaruar se ka numër të madh të dorëheqjeve të pjesëtarëve. Ai ka lexuar edhe deklaratën e një polici që ka dhënë dorëheqje ditëve të fundit, ku ka theksuar se paga jo e dinjitetshme, shtesat policore e rrezikshmëria janë disa nga arsyet e largimit nga detyra.

Ndryshe, njësiti elitar i policisë – FIT kishte dalë edhe në protestë para Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e…