Vidhen rreth 10 mijë euro pas një grabitjeje në një këmbimore të kriptovalutave në Prishtinë

06 shkurt 2024 | 20:04

Pasditen e sotme janë vjedhur rreth 10 mijë euro në lokalin “Excoins.me” pas një grabitjeje nën kërcënim të armëve të zjarrit, ka mësur gazeta online Reporteri.net nga burime brenda autoriteteve të sigurisë. 

Lokali që gjendet në rrugën Zija Shemsiu në kryeqytet, pasditen e sotme u grabit nga dy persona nën kërcënimin e armëve, derisa të njëjtit kishin vënë në fytyrë maska medicinale dhe dorëza ngjyrë të kaltër, derisa pas grabitjes u larguan në këmbë drejt lagjes Dardania.

Incidenti që ka ndodhur rreth orës 17:30, sipas burimeve, është duke u hetuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniel Serwer, njohës i hershëm i zhvillimeve në rajonin e…