Rrudhani huazohet te Laussane-Sport

06 shkurt 2024 | 21:07

Donat Rrudhani ka ndryshuar skuadër, por jo edhe kampionat.

Reprezentuesi i Kosovës është huazuar nga Young Boys te Lausanne-Sport.

Marrëveshja vlen për huazim të lojtarit deri në fund të sezonit. Kësisoj, ai në verë do të rikthehet sërish te kampionët në fuqi të Zvicrës.

24-vjeçari me Young Boys ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Rrudhani regjistroi nëntë paraqitje këtë sezon në Superligën e Zvicrës dhe ishte autor i dy golave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një sfidë dramatike në Prizren, Bashkimi ka shënuar fitore…