Leverkuseni i Granit Xhakës fiton me përmbysje ndaj Stuttgartit

06 shkurt 2024 | 23:04

Bayer Leverkusen ka shënuar golin e tretë ndaj Stuttgartit, duke fituar ndeshjen me shumë mund me rezultat final 3:2.

Golin e tretë në këtë sfidë e ka shënuar kapiteni, Jonathan Tah.

Tah realizoi me kokë në fundin e duelit për t’i dhuruar avantazhin ekipit të tij.

Golin e parë për Leverkusen e shënoi Andrich në minutën e 50-të ndërsa golin e dytë Adli në minutën e 67, ndërsa për Shtuttgardin kanë shënuar Anton në minutën e 11 dhe Furich në minutën e 57.

Në këtë çerekfinale të Kupës së Gjermanisë ka luajtur për 90 minuta Granit Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka…