Ndalimi i vizitave me nxënës brenda atdheut, vendim i gabuar

07 shkurt 2024 | 12:54

Prof: Mentor Bajraktari

Vendet kulturore, historike dhe mrekullitë e natyrës së bukur shqiptare duhet vizituar gjithmonë që nxënësit të njohin çdo cep të trojeve arbërore aty ku flitet dhe jetohet shqip.
Vendi ynë është i shenjët, dashiria ndaj tij nuk shterron kurr.
Me shekuj na është mohuar e drejta e të jetuarit të lirë brenda atdheut tonë, ku na ndan padrejtësishtë.
Breza të tërë luftuan dhe sakrifikuan gjithçka që një ditë ne si komb të jemi të lirë dhe të bashkuar.
Nxënësve në Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera shqiptare, duhet ofruar kushte nga institucionet përkatëse që të ken mundësi të komunikojnë,vizitojnë dhe shijojnë vendin e tyre pa menduar ekzistencën e kufijve formal të imponuar për atdheun tonë.
Të thirresh në substancat narkotike, pije alkoolike dhe dukuri të tjera negative si arsyetim për ndalim të viziitave me nxënës, sot është e gabuar.
Dashuria e nxënësit për vendin rritet edhe më shumë duke qenë i lirë e jo i izoluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona pritet të bëjë shumë ndryshime pas përfundimit të këtij…