Gashi: Gjuha e Kusari-Lilës në Kuvend është pafytyrësi

08 shkurt 2024 | 11:20

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën, për gjuhen e përdorur në seancën e sotme të Kuvendit.

Ai ka thënë se Kusari-Lila po e fajëson opozitën për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

Gashi ka bërë me dije se gjuha e deputetes se LV-së është pafytyrësi.

“Kjo gjuhë këtu që po e përdor znj. Kusari-Lila është pafytyrësi. Të thuash në Kuvendin e Republikës që deputetët e Kuvendit po i mbështesin sanksionet ndaj Republikës së Kosovës është poshtërsi. Janë bërë 227 ditë kur Kosova është nën sanksione dhe nuk del kryeministri, shefi i Mimozës, me kallxu çka është ka bëhet, ndërsa del këtu e flet palidhje kishe opozita po i përkrah sanksionet ndaj Kosovës. Kjo është me së paku poshtëruesi prej znj. Kusari-Lila”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Rajonit të Gjakovës ka arrestuar dy të dyshuar…