Tahiri, pushtetit: Koncentrohuni në heqjen e sanksioneve, mos sillni gjëra koti në Kuvend

08 shkurt 2024 | 11:32

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit, duke iu referuar Projektit periudha digjitale 2021-2027, ka thënë se ky dokument është i kotë, duke shtuar se Kosova është ende nën sanksione dhe është i përjashtuar nga ky projekt.

Tahiri i PDK-së ka thënë se votimi për këtë marrëveshje nuk ka vlerë dhe se një votim i tillë është po ashtu i pavlerë.

Ai ka thënë se duhet koncentruar në heqjen e masave e sanksioneve, e jo të sillen gjëra koti në kuadër të këtij sesioni parlamentar.

“Projekti periudha digjitale për periudhën 2021-2027 është një projekt shumë i rëndësishëm dhe do të ishim shumë me fat nëse si Kosovë do të mund të merrnim pjesë në këtë projekt. Pra miratimi i kësaj marrëveshjeje është mese e kotë sepse Kosova ka sanksione dhe pikërisht është e përjashtuar edhe nga ky projekt”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputete e Listës Serbe të cilët janë paraqitur për herë…