Kuvendi nuk i themelojë dy komisionet hetimore të propozuara nga PDK-ja

08 shkurt 2024 | 16:23

Nuk ka arritur të votohet në Kuvendin e Kosovës formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Dehari dhe çdo veprimi e mosveprimi të Ministrisë së Drejtësisë që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.

Siç ka bërë me dije kryeparlamentari Glauk Konjufca, në votim kanë marrë pjesë vetëm 30 deputetë. “Vetëm 30 deputetë morën pjesë në votimin e këtij komisioni, nuk pati kuorum. Kështu që në mungesë të kuorumit kjo bëhet pjesë e seancës së ardhshme”, ka thënë ai.

Po ashtu në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë edhe votimin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të shërbimit të jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilin e ka kërkuar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Komisioni në fjalë nuk është kundërshtuar nga asnjë parti politike. Derisa opozita ka kërkuar që ky komision të votohet të enjten, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që votimi i këtij komisioni të bëhet një ditë tjerë, kur do të ishte prezent edhe kryediplomatja Donika Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi duke folur nga Kongresi i…