Rugova pas dorëheqjes: Ishte nder dhe krenari që i shërbeva qytetit tim

09 shkurt 2024 | 14:07

Granit Rugova është larguar nga posti i drejtorit për sport në Prishtinë, pasi një ditë me parë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e prishën koalicionin e tyre në kryeqytet. Ish-basketbollisti i njohur ka thënë se ishte nder dhe krenari jetësore që i shërbeu qytetit të tij.

“Ishte nder dhe krenari jetësore t’i shërbej qytetin tim të dashur dhe sportit të Prishtinës. Për dy vite, i udhëhequr nga përkushtimi maksimal dhe pasioni i thellë për sportin dhe qytetin, së bashku me kolegët, sportistët, klubet dhe gjithë komunitetin e sportit, për herë të parë ngritëm sportin e Prishtinës në nivel ndërkombëtar. Nën udhëheqjen time si drejtor për Sport, për herë të parë fituam titullin e ‘Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024’ dhe po ashtu për herë të parë e bëmë Prishtinën nikoqire te Lojërave Mesdhetare 2030”, ka thënë Rugova.

“Falënderoj përzemërsisht çdo person që më mbështeti në këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke ndërtuar së bashku rrugën drejt suksesit. Së bashku punuam me vendosmëri të palëkundur, duke qëndruar pranë sportistëve dhe duke punuar pa pushim për të avancuar sportin në qytetin tonë. Tani, ndërsa ky kapitull i jashtëzakonshëm mbyllet, marr me vete kujtime të paharrueshme dhe një zemër të mbushur plot me mirënjohje. Prishtinë, faleminderit për besimin, herën tjetër do të kthehemi edhe më të fortë. Misioni vazhdon”, ka deklaruar Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka…