Ministri Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin ‘Adem Jashari’

09 shkurt 2024 | 15:23

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka konfirmuar se së shpejti do të fillojnë punimit për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë. Numri një i ministrisë ka bërë të ditur se tashme kanë përfunduar të gjitha procedurat.

“Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, ka thënë Çeku, i cili më pas bëri të ditur se punët do të monitorohen në baza ditore dhe se nuk do të tolerohet asnjë ditë vonesë. “Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, ka shtuar ministri Çeku.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Willy Sagnol drejton kombëtaren e Gjeorgjisë prej shkurtit të vitit…