Musliu pas raportimeve për tentim atentat ndaj Kurtit: Serbia është e njohur për këto gjëra

10 shkurt 2024 | 19:10

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu në lidhje me raportimet se ka pasur një tentim atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia është e njohur për këto gjëra.

Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, Musliu ka thënë se Serbia ka vrarë kryeministrat e vetë e lëre me tentimet për kryeministra të armiqve të tyre.

Ai thotë se në bazë të informacioneve, kryeministri Kurti në Shkup ka qenë i siguruar nga forcat e sigurisë të Maqedonisë së Veriut si dhe ato të Policisë së Kosovës, të cilat e kanë siguruar perimetrin.

“Shkolla e shërbimeve sekrete serbe bazohet në brutalitet dhe jo në inteligjencë. Ata e kanë pasur gjithmonë në kuadër të shërbimeve seksionin e vrasjeve/atentateve. Kanë kontraktuar kriminelë për ta bërë këtë. E fundit që dihet është plani i tyre për vrasjen e Dick Martyt. Kështu që Serbia është e njohur për këto gjëra. Ata i kanë vrarë kryeministrat e vet e lëre më kryeministrat e armiqve të tyre. KM Kurti ka qene i siguruar nga forcat e sigurisë të MV po edhe nga forcat e sigurisë së RKS si policore, perimetrin në vëzhgim, mbledhje informacioni, së bashku me shërbimin e brendshëm të inteligjencës së Maqedonisë, AKI, sigurimin fizik të afërt, policia e RKS” ka deklaruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Hungarisë ka dhënë dorëheqjen. Katalin Novak është përballur…