![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/69F27892-CCC3-4FAF-9E5D-CFCD437EB9B4.jpeg)
Prishtina transferon ish-basketbollistin e NBA
11 shkurt 2024
| 10:56
Sigal Prishtina ka bërë një transferim të madh para fillimit të Final 8 Kupës së Kosovës.
Pas fitores ndaj Vëllaznimit, Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish-basketbollistin e LA Clippers, Diamond Stone.
“Qendra amerikane ka karrierë të suksesshme me ç’rast ishte i draftuar në NBA me LA Clippers (sezoni i parë) dhe më pas ka luajtur në NBA G-League për 3 vite me skuadra të ndryshme. Së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli ku është paraqitur me mesatare monstruoze me double-double prej 27.4 pikë dhe 10.1 kërcime për ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit më të trofeshëm në Kosovë.