Breshëri dronësh iranianë mbi Ukrainë, Presidenti Zelenski vijon riformatimin e kabinetit të luftës

11 shkurt 2024 | 18:11

Nuk ka pushim as në fundjavë, për luftën ruse në Ukrainë. Forcat e Moskës lëshuan 45 dronë gjatë një vale sulmesh që zgjati mbi 5 orë, teksa presidenti Zelenski vijon me rifomaratimin e kabinetit të tij.

Në një deklaratë forcat ajrore të Ukrainës bënë me dije se kishin rrëzuar 40 nga dronët Shahed të prodhuar në Iran, mbi 9 rajone të ndryshme përfshirë edhe në periferinë e kryeqytetit, Kiev.

Në shënjestër u vunë infrastrukturë bujqësore dhe bregdetare, siç bënë me dije forcat jugore të mbrojtjes. Disa persona u raportuan të plagosur në rajonet e Mikolaiv e Dnipropetrovks, ku pati gjithashtu shpërthime zjarri dhe dëme në godina.

Bombardimet erdhën teksa Zelenski vijon ndryshimet e rëndësishme në komandën ushtarake, në përpjekjen për të ruajtur momentin kundër forcave ruse. Kievi njoftoi të dielën se zv.ministri i mbrojtjes gjeneral, lejtnant, Alexander Pavlyuk do të bëhej komandanti i ri i forcave tokësore.

Posti mbahej më herët nga colonel gjeneral Oleksander Syrskyi, i cili u caktua në rolin e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë, në vend të Valeri Zaluzhnyi.

Përmes dekreteve të reja presidenciale u emëruan gjithashtu krerët e rinj të trupave të marinës, dhe forcave të sulmeve ajrore.

Kreu i ri ushtarak, Syrskyi sinjalizoi se mes prioriteteve të tij përfshihet përmirësimi i rotacionit të trupave në frontet e luftës, dhe shfrytëzimi i fuqisë se teknologjisë së re, në një kohë kur forcat e Kievit janë kryesisht në mbrojtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është shprehur i…