Kryeministri Kurti udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar

12 shkurt 2024 | 10:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar, ka njoftuar ZKM.

Sipas njoftimit, Kurti do të qëndrojë vetëm një ditë.

“Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Canolli B.I. shpall të pavlefshme certifikatën e Biznesit me…