Çështja e dinarit, Kurti: Qeveria s’do ta zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit

12 shkurt 2024 | 13:57

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’do të zbatojë masa ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit në heqjen nga përdorimi të dinarit serb.

Kurti  ka bërë thirrje që edhe “shtyllat tjera” ta mbajnë këtë qëndrim.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim”.

“Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Kurti në platformën sociale “X”.

Mënyrën e zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës e kanë kundërshtuar ndërkombëtarët, që kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që kjo mund të ketë në jetën e serbëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur…