Micotakis: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar

12 shkurt 2024 | 20:02

“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”, tha kryeministri grek, Kyriakos Micotakis, gjatë një vizite në Beograd. “Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e muajve të fundit”, tha Micotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë. Udhëheqësi grek tha se shteti i tij mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati i Shtetit të Nju-Jorkut, në kryeqytetin Albany, për herë…