Hoti: Veriu është pjesë e pandashme e Kosovës

11 shtator 2018 | 13:26

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se veriu i Kosovës është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës.

Ai gjatë një tryeze diskutimi në Mitrovicë me strukturat e LDK-së dhe me qytetarë e aktivistë ka thënë që Kosova nuk është në gjendje emergjente.

“Është e vërtetë që nuk e ushtrojmë kontrollin e plotë shtetëror në veri. Por, jemi te gatshëm të punojmë sado që nevojitet me qytetarët tanë në atë pjesë të Kosovës dhe me miqtë tanë ndërkombëtare për të integruar atë pjesë në kuadër të zhvillimeve politike, ekonomike e sociale te Kosovës. Rrugë tjetër nuk ka. Dialogu është rruga e vetme. Promovimi i paqes është në fundament të veprimit tonë politik. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosovës. Kosova nuk është në gjendje emergjente”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në datën 17 shtator 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë,…