Kurti: 40 për qind e deputetëve serbë kanë lidhje me Rusinë

13 shkurt 2024 | 13:31

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka shpërndarë një video të kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në institutin “Chatham House”, ku ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe për rrezikun që vjen nga Serbia.

Bielamowicz në platformën “X”, ka shkruar se Kurti ka shpjeguar se pse infiltrimi i Kremlinit në Serbi është kërcënim hibrid për Ballkanin Perëndimor.

“40 për qind e deputetëve serbë janë anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë. Gjatë dekadës së fundit, më shumë se 3 000 njerëz janë trajnuar nga ‘Qendra Humanitare’ ruso-serbe në Nish. Qendra rajonale e ‘Sputnik’ ndodhet në Beograd. Ka fluturime të përditshme ndërmjet Moskës dhe Beogradit, shumë biznese ruse po krijohen në Serbi. Sipas sondazheve, qytetarët e Serbisë besojnë se marrin më shumë mbështetje financiare nga Rusia sesa nga BE-ja”, kanë qenë disa prej citateve të Kurtit që analisti polak ka shpërndarë platformën “X”.

Kurti ka thënë se Parlamenti i mëparshëm i Serbisë, nga 250 deputetë, 99 prej tyre ishin në grupin e miqësisë të federatës Serbi-Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi rumun, Rapid Bukuresht është krenar dhe mburret me lojtarët…