![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_1619-600x360-1.jpeg)
“Polaku” i Peranit sot në drekë zbulon shtatoren e Albin Kurtit në Podujevë
14 shkurt 2024
| 08:13
Sabahudin Uka, një mërgimtar nga Spanja me nofkën “Polaku”, sot në fshatin Peran të Podujevës do ta zbulojë një shtatore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Albin Kurti, shpresa e fundit”, shkruhet poshtë shtatores.
Sipas Indajderit, kostoja totale e saj është 50 mijë euro.
Familjarët kanë bërë me dije se shtatorja s’është përgatitur nga vetë Uka, mirëpo ai ka paguar skulptorë nga Kosova për një gjë të tillë.