Serbia ankohet se sërish iu ndalua kalimi i një dërgese me dinarë në Kosovë

14 shkurt 2024 | 12:40

“Sipas urdhrit të Albin Kurtit, kalimi i një ngarkese tjetër me dinarë nga buxheti i Serbisë, sot është ndaluar në Jarinje”, ka thënë e ashtuquajtura Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, raporton “N1info”.

“Me këtë, Kurti ka thënë qartë se e ashtuquajtura periudha e tranzicionit është gënjeshtër e pastër dhe se po punohet gjatë gjithë kohës për të funksionalizuar vendimin për ndalimin e dinarëve”, është thënë në reagimin e kësaj zyre.

Paratë, siç ka thënë kjo zyre, janë dërguar “sipas të gjitha procedurave të përcaktuara disa dekadashe”, të cilat parashikojnë që dërgesa e dinarëve në Jarinje me të gjitha certifikatat të merret nga kompania britanike “Henderson” dhe të transportohet në kasafortën në Leposaviq, por që hyrja e dinarëve është e ndaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jessie J i është kundërpërgjigjur komenteve negative të përdoruesve të…