Ancelotti: Rezultat i mirë, por duhen edhe 90 minuta për kualifikim

14 shkurt 2024 | 13:08

Real Madrid e nisi me këmbën e duhur fazën më të nxehtë në Ligën e Kampionëve, ku dolën me një fitore minimale nga sfida kundër Leipzig (0-1).

Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur për fitoren, por për kualifikim ka thënë se duhet të zhvillohen edhe 90 minuta.

“Për ne nuk ishte e lehtë, por këtu kështu është. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por ekipi im qëndroi në lojë gjatë gjithë ndeshjes. Kishte shumë aspekte pozitive nga kjo ndeshje, u mbrojtëm mirë, mund të shënonim edhe më shumë, por dhe mund të na barazonin, kjo është e vërtetë. Lunin zhvilloi një ndeshje të mirë, më të mirën. Ky rezultat është vetëm një avantazh i vogël, askush nuk e mendonte që do ta mbyllnim kualifikimin që në sfidën e parë, ky ishte një rezultat i mirë, por duhen edhe 90 minuta të tjera”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Minjtë e shkretëtirës”, pjesë e trupave elitë të Britanisë së…