Kurti reagon pas deklaratës së O’Brient: Marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë duke u rrezikuar

14 shkurt 2024 | 14:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar qëndrimin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili ka thënë se “nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”.

Për këtë deklaratë, Kurti ka thënë se marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë duke u rrezikuar.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka partner dhe aleat si Amerika.

“Republika e Kosovës nuk ka partner-aleat edhe mik sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një republikë demokratik. Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja. Në mesin e këtyre 10 pikave si plan pune për zbatimin e rregullores BQK nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese, pra pa ndëshkim dhe pa incidente duam të ecim përpara. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i uni, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serbë”, ka thënë Kurti në një deklaratë për medie në Prizren.

Kurti ka falënderuar Amerikën për ndihmën e dhënë gjatë 25-vitet për Kosovën.

“Nuk besoj që qytetarët serbë këtë e shohin si problem, por Beogradi zyrtar që nuk na e pranon as pavarësinë e as krimet e kryera para 25-vjetëve, është ai që sjellë këso alarmimesh para apokaliptike. Si për BQK-në, si për shtetndërtimin tonë demokratik, si për sistemin tonë financiar ne i jemi falënderues ShBA-së që kanë kontribuar për gjatë këtyre, 25 vjetëve të Kosovës së çliruar”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Istogu pas humbjes nga Trepça (84-51) dhe eliminimit nga…