Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë

14 shkurt 2024 | 15:27

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder, të cilin e ka uruar për detyrën.

Sipas Osmanit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, ka shfaqur besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Gaarder.

Në takim me ambasadorin Gaarder, Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se Kosova do të punojë së bashku me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar kontributin për paqe, siguri, stabilitet të qëndrueshëm, si dhe për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Gaarder kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit reciprok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur të mërkurën  në…