Dy barazime në Superligë

11 shtator 2018 | 17:56

Dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të Ipko Superligës kanë përfunduar në barazim.

Prishtina është ndalur nga skuadra e Ballkanit (1-1). Sami Sermaxhaj debuton me barazim në krye të shtabit teknik në skuadrën nga Suhareka. Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse rastet më të mira për shënim i kishin Besnik Krasniqi i vendasve dhe Arber Hoxha i mysafirëve. Në pjesën e dytë ishte Prishtina që shënoi e para nëpërmjet sulmuesit Gauthier Mankendan (52’), por ky gol nuk e pengoi Ballkanin të kërkojë barazimin, të cilin e arriti në minutën e 71-të. Autor i golit ishte Blend Baftiu.

Ndeshja tjetër në mes Drenicës dhe Gjilanit përfundoi 0-0, kurse katër ndeshjet tjera zhvillohen nesër (e mërkurë).

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Slloveni, ku…