Kosova dhe Shqipëria shënojnë rënie në ranglistën e FIFA-s

15 shkurt 2024 | 12:09

FIFA e ka publikuar renditjen e saj më të re në nivel të shteteve. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie për një pozitë krahasuar me renditjen paraprake.

“Dardanët” nga pozita 101 kanë rënë në pozitën 102. Ndryshe, Kosova pati një ecuri të dobët gjatë vitit 2023 duke mos arritur rezultate pozitivë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në këtë ranglistë, Kombëtarja Shqiptare ka rënë për dy pozita më poshtë krahasuar me ranglistën paraprake. Kuqezinjtë nga pozita 62 kanë rënë në pozitën 64. Sa i përket kreut të renditjes, e para mbetet Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Anglia, kurse top pesëshja mbyllet me Belgjikën dhe Brazilin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës, përkatësisht…