Trepça siguron finalen e madhe të Kupës së Kosovës

15 shkurt 2024 | 19:30

Skuadra e Trepçës ka siguruar ‘biletën’ për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit kanë triumfuar ndaj skuadrës së Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale.

Rezultati përfundimtar në Gjakovë ishte 72-59, atje ku Trepça e dominoi në rrjedhën e ndeshjes në pjesën më të madhe të saj.

Kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna, kurse finalisti tjetër do të mësohet nga ndeshja mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës e ka ndërprerë seancën e sotme. Këtë…