Gjendet i vdekur në motel një 61 vjeçar, Policia jep detajet

15 shkurt 2024 | 20:12

Një 61 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një motel në Ferizaj.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar.”, tha Veseli.

Sipas tij, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Veseli ka thënë se rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekjen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mund të jetë kandidat i…