Vizita në Tiranë, Blinkeni: Institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë

16 shkurt 2024 | 14:14

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga takimi që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar dje me drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Blinkeni ka përsëritur angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje.

“Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit”, ka theksuar Blinkeni.

Sekretari i Shtetit është shprehur se “këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festim Toçani B.I nga Prishtina shpall të pavlefshme certifikaten e…