Gërvalla takon ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Portugalisë dhe Lihtenshtajnit, prioritet siguria

19 shkurt 2024 | 12:22

Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, João Gomes Cravinho si dhe ministren e Punëve të Jashtme të Lihtenshtajnit, Dominique Hasler.

Gjatë këtyre takimeve, Gërvalla i njoftoi homologët e saj rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë sigurinë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë, të cilat e rrezikojnë hapur sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë.

“Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe mbështetja për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit të frytshëm bilateral me Kroacinë, Portugalinë dhe Lihtenshtajnin”, thuhet në komunikatën e dërguar për media

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në…